Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Ardhja e Goran Bregovic, reagon e revoltuar këngëtarja shqiptare: Turp! Kujtoni momentin kur djemtë e kombëtares tonë mezi kanë dalë nga stadiumi në Serbi, mos flasim për masakrat e plagët ende të hapura

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic ka nxitur një revoltë te shumë artistë shqiptarë. Përmes rrjeteve të tyre sociale, ata prej ditësh u kanë bërë thirrje autoriteteve përkatëse që të marrin masa ose në të kundërt do të bojkotojnë festivalin.

Pas revoltës së tyre nuk kishte si të mungonte as edhe një reagim nga Bashkia e Korçës. Në një prononcim për mediat kosovare, zyrtarë të bashkisë thanë se ftesa ndaj këngëtarit serb do të shqyrtohet më tej.

Gjithashtu, ata u bënë thirrje të gjithëve që të mos ngatërrojnë çështjet artiste me ato politike, si një mënyrë “për të qetësuar gjakrat”.

Mirëpo, kjo deklaratë e tyre nuk ka qetësuar askënd, përkundrazi ka sjellë një reagim akoma dhe më të fortë nga artistët shqiptarë.

Pas Noizyt i cili tha se nëse ky  koncert nuk anulohet do të nxitë fansat ta bojkotojnë, edhe këngëtarja Eni Koçi përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se është e turpshme që Bashkia e Korçës do të shqyrtojë ftesën ndaj Goran Bregovicit, sepse ai nuk duhej ta kishte marrë kurrë një të tillë.

Ajo shton se Shqipëria dhe Kosova janë 1 dhe se ky koncert duhet të anulohet.

“Sa turp qe shqyrtohet nga autoritetet perkatese ne Korce, ardhja e Goran Bregovicit. Nje artist aleat i pushtetit serb dhe mbeshtetes i shtypjes brutale ndaj Shqiptarve. Shqiperia do ece perpara vetem kur te gjithe Shqiptaret ta duan me shpirt vendin e tyre. Qe nje vend te zhvillohet duhet qe populli ta doje vendin, ta mbroje identitetin dhe gjakun e vet edhe pertej kufinjeve.

Nese nuk deshironi te hulumtoni faktet historike dhe urrejtes se Serbeve ndaj Shqiptareve, merrni rastin kur gjate ndeshjes se kombetares tone ne Serbi, djemte mezi kane dale qe aty pasi i gjithe stadiumi po i qellonte me sende te forta. Mos te flasim per masakrat dhe krimet ndaj Shqiptareve te Kosoves, plage ende te hapura qe percjellin dhimbje te madhe tek secili prej nesh.

Nuk ka dallim mes Shqiperise dhe Kosoves, ne jemi 1. Nuk ka dallim as ne syte e popujve te tjere si Serbet, edhe per ta jemi 1. Bashkia e Korçes se bashku me “Birra Korçen” e cila me duket eshte nje nder sponsoret kryesore, duhet ta anulojne kete koncert”, shkruan Eni në reagimin e saj.

229119296 942694139629563 7955475691472061560 n 300x667 1
227058949 330153925470423 6117885471874088247 n 300x667 1
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img