Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Ardhja e afganëve në Shqipëri, Rama për CNN: Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin? Askush më mirë se ne nuk e kupton situatën e tyre

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama në një intrvistë të dhënë për CNN ka folur për ardhjen e afganëve në vendin tone.

Rama u shpreh se askush më mirë se ne nuk mund të kuptojë situatën në të cilën ata ndodhen pasi 30 vite më parë shqiptarët kanë kaluar të  njëjtat sfida si ta.

Kryeministri shtoi se duhet t’u japim strehë e besim në këtë moment krize dhe se Shqipëria do të strehojë rreth 4000 afganë.

“30 vite më parë kemi qenë ne afganët për vëllezërit tanë italianë, kështu që askush më mirë se ne e kupton situatën e tyre. Kur nuk je shumë i pasur, kujtimet janë shumë të pasura.

Nuk bëhet fjalët për besim apo ngjyra, bëhet fjalë për njerëz, duhet t’iu japim strehë në një moment krize të thellë.

Nuk mendoja për artin kur dola në rrugë për të kërkuar ndryshimin e regjimit. Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin? Si mund t’u mbyllim dyert atyre në një kohë si

kjo, kur vendin e ka përpirë lufta? 2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur. Do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama në intervistën e dhënë për gazetaren e CNN, Biana Golodryga.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img