Hapësire reklamuese

Showbiz

Arbori bën bashkë mami Borën dhe babi Vinin: Sa krenar jemi për ty… (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Arbori bën bashkë mami Borën dhe babi Vinin: Sa krenar jemi

Kjo ditë ka qenë mjaft  e rëndësishme për moderatoren, Bora Zemani dhe DJ e njohur, Vin Veli. I vogli i tyre i cili tani ka përfunduar klasën e parë ka festuar festën e “Abetares”.

Kjo ditë kaq e rëndësishme ka bërë bashkë dhe mami dhe babin e Arborit të cilët nuk kishin si të mungonin në këtë ditë kaq speciale.

Nga pamjet e publikuara nga vetë Bora vihet re që në festën e Arborit kanë qenë të pranishëm dhe shumë familjarë të tjerë.

"Festa e Abetares. Sa shpejt u rrite o Arbor! Per cdo gje te re tenden mendoj “kjo eshte dita me e bukur e jetes”. Edhe sot e mendova...te pakten per gjysmen e festes qe arrita te qetesohesha se ne fillim cdo gje ishte turbull nga lotet dhe emocionet e bukura. Sa krenar jemi per ty Arbor!

I vogli im, i madh sa bota, te dua pafund!

Mezi pres ditet e tjera me te bukura te jetes qe mi dhuron vetem ti!”, shkruan Bora në postimin e saj.

Kujtojmë se para disa vitesh Vin Veli dhe Bora i dhanë fund lidhjes së tyre, mirëpo ata për hir të djalit të tyre kanë mbajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu