Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Arbjan Mazniku padit Berishën për shpifje: Saliu mashtron si gjithmonë, nuk marr asnjë pagë dhe nuk jam në ato borde që thotë ai

spot_img

Lajme të ngjashëm

b73032ff29a307f686d41da82e5e670c

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka paditur në Gjykatë ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje.

Në padinë drejtuar gjykatës, Mazniku kërkon detyrimin e palës së paditur Sali Berisha që të përgënjeshtrojë deklaratat e rreme dhe denigruese duke publikuar në platformën “Facebook” dhe mediat kryesore në vend.

Gjithashtu, Mazniku i kërkon Berishës dëmshpërblim për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cënimi i nderit dhe personalitetit në vlerën 10.000.000 lekë si dhe pagimin e të gjithë shpenzimeve gjyqësore të këtij procesi.

“Pavërtetësia e publikimit të të paditurit Sali Berisha është një e pavërtetë, trillim e abuzim në nivelet e denigrimit të figurës dhe imazhit, sa vetëm një shtetas pa asnjë përgjegjësi ligjore, morale dhe publike mund t’i thotë ato.

Paditësi Arbian Mazniku nuk ka asnjë lidhje me deklarimet e bëra, nuk ka asnjë lidhje midis ç’ka është  deklaruar nga i padituri dhe asaj ç’ka është realisht e vërtetë.

Secili prej fakteve të deklaruara është një gënjeshtër që ka qëllime denigruese dhe ka cenuar imazhin e paditësit Mazniku”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

Më shumë

spot_img