Hapësire reklamuese

Kulture & Art

ARBERESHËT “tundin” PALERMON, fillojnë festimet e “Javës së Madhe”, shihen me kuriozitet KOSTUMET

Shkruar nga Newsbomb

Traditë arbëreshe, folklore, solemnitet dhe festime të mrekullueshme religjioze, e gjitha me një ceremoni madhështore njëjavore që hap javën shqiptare në Piana degli Albanesi në Palermo.

“Java e shenjtë” do të zbukurojë qytetin, sipas autoriteteve italiane të cilat e mirëpresin gjithë ceremonialin që fillon të dielën me meshën në Kishën e Shën Nikollës dhe më pas, sipas traditës “Java e madhe” vazhdon me një varg ceremonish, raporton newsbomb.al.

Mes gjërave më të bukura që vlerësojnë edhe vetë italianët janë veshjet tradicionale të vajzave dhe grave arbëreshe që orientohen të gjitha nga një rit greko-bizantin-orthodoks. Java e shenjtë është një moment i dedikuar për besimin Kristian, për traditën, por edhe për muzikën.

E reja e këtij viti është orkestra Eberdbach di Stoccarda në 28 mars, dhe të gjitha festimet do të përfundojnë me performancën e dy bandave muzikore arbëreshe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu