Hapësire reklamuese

Rajoni

Arbër Zaimi i Vetëvendosjes: Prisnim nga Shqipëria, si anëtare e KS në OKB, të thërriste mbledhje urgjente për situatën në veriun e Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Arbër Zaimi i Vetëvendosjes: Prisnim nga Shqipëria, si

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosja, Arbër Zaimi, ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Zaimi thotë se Shqipëria, si një anëtare e Këshillimit të Sigurisë në OKB, duhej të thërriste mbledhje urgjente për të diskutuar kërcënimet serioze të Serbisë pranë kufirit me Kosovën.

Sipas tij, presidenti Aleksandër Vuçiç po përgatit të njëjtën formulë që ndiqte presidentin Vladimir Putin, dhjetorin e kaluar.

Postimi i plotë i Zaimit:

Shqipëria si anëtare e KS të OKB do të duhej të thërriste mbledhje urgjente për të diskutuar kërcënimet serioze të Serbisë me ushtrinë e grumbulluar pranë kufijve të Kosovës dhe me “zelyonye chelovechki” që vendosin barrikada brenda në Kosovë. Vuçiqi po përsërit në këtë dhjetor formulën që ndiqte Putini në dhjetorin e kaluar.

Qytetarët e Shqipërisë, pa dallim partie, do të duhej të protestonin kundër këtyre veprimeve luftëndjellëse te ambasada e Serbisë në Tiranë. Por edhe qytetarët e Maqedonisë e të Malit të Zi, pa dallim etnie e partie, do të duhej të protestonin te Ambasadat e Serbisë në Shkup e Podgoricë, kundër përsëritjes së historisë në rajonin tonë.

Madje edhe qytetarët serbë do të duhej të protestonin në Beograd kundër frymës së Millosheviqit dhe Putinit, për një Serbi të demokratizuar e paqësore. Është mjerim që autokrati Vuçiq, bashkëpunëtor i mafias ballkanike, vetëm pse trembet nga dialogu e nga propozimi franko-gjerman për marrëveshje, të marrë më qafë popullin e vet njësoj siç e mori Sllobodani në vitet ‘90.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll