Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arbenita Ismajli shpërthen kundër spitalit ku lindi vajzën: Vogëlushja ime nuk vlen më pak se bebat e tjerë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Arbenita Ismajli dhe Fero në muajin prill u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekuan me një vazjë të cilën e pagëzuan me emrin Nina.

Modelja vendosi që e vogla e tyre të vinte në jetë në një spital në Gjermani, vend në të cilin Arbenita dhe Fero po jetojnë prej disa kohësh.

Mirëpo, mesa duket diçka nuk shkon me spital, në 1 mujorin e Ninës Arbenita nuk ka kursyer akuzat ndaj spitalit në të cilin lindi.

Ajo ka treguar se ky spital ka një website, në të cilin publikon foto dhe emrat e të gjithë bebuashave që vijnë në jetë atje dhe Nina nuk duket gjëkundi.

Kjo gjë e ka revoltuar shumë Arbenitën e cila shprehet se kjo e bën të ndihen e pabarabartë me nënat e tjera.

Nuk e dimë nëse ky është një rast racizmi, duke qenë se Arbenita dhe Fero janë shqiptarë.

 “Spitali ku linda në Gjermani nuk e postuan kurrë vogëlushen time në faqen e tyre, ashtu siç kanë bërë gjithmonë me çdo fëmijë që ka lindur atje. Nuk them se po vdes që ata ta bëjnë këtë gjë për mua. Por më duket mosrespekt dhe e pasjellshme nga ana e tyre. Kjo më bën të ndihem e pabarabartë me nënat e tjera që kanë lindur atje. Dhe vogëlushja ime nuk vlen më pak se bebat e tjerë që kanë lindur atje. Ps. vajza ime ka lindur në 24 prill”, shkruan Arbenita.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img