Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arben Ristani ia “plas” në sy Bashës: Ke humbur 3 herë, edhe një herë që fitove e dimë të gjithë se si e bëre

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti i PD-së, Arben ristani, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka sulmuar ashpër kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai i ka thënë Bashës se duhet të largohet pasi ka humbur 3 herë, ndërsa i ka kujtuar se edhe një herë që ka fituar, të gjithë e dinë se si e ka bërë.

Ristani i është referuar zgjedhjeve për kryetar bashkie në Tiranë në vitin 2011, kur Lulzim Basha mposhti Edi Ramën mes shumë polemikash.

“Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin, por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot. Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur 3 herë. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove. Më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proces. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë. Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë. PD duhet të bëhet demokratike. Rama nuk mundet me të njëjtin model. Mundet vetëm me modelin e demokratit, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata”,  u shpreh Ristani.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img