Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Arben Pëllumbi raporton në Asamblenë e PS: Anëtarësia jonë përbëhet nga 123 mijë shokë e shoqe. Patronazhistët na ndihmuan të fitojmë në 25 prill

Shkruar nga Newsbomb
Arben Pëllumbi raporton në Asamblenë e PS: Anëtarësia

Sekretari organizativ i PS, Arben Pëllumbi ka bërë sot në Asamblenë e PS një përmbledhje mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave kryesore të partisë gjatë vitit 2020 dhe gjatë muajve të këtij viti.

Ai raportoi mbi situatën aktuale, duke thënë se janë gjithsej 123 mijë anëtarë në parti, ku 30,050 janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. Nga këta pjesa më e madhe 78% janë me arsim të mesëm dhe arsim të lartë.

Gjatë fjalës së tij Arben Pëllumbi nuk la pa përmendur dhe punën e patronazhistëve, për të cilët tha se ishin një nga arsyet kryesore se pse PS doli fituese në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Arben Pëllumbi: Dua të bëj një përmbledhje mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave kryesore të partisë gjatë muajve të këtij viti duke arritur objektivin kryesor të fitores së zgjedhjeve të 25 prillit. Aktulisht kemi 122.917 anëtarë. Anëtarësia ka regjistër elektronik që këto dy vite është pasuruar me informacion për anëtarësinë dhe strukturat. 30.050 janë shoqe dhe pjesa tjetër shokë, kemi mbi 1000 më shumë se në vitin 2019. Kemi mbi 30% shoqe. Me arsmim të mesëm dhe të lartë kemi mbi 78% të anëtarësisë. Raporti anëtar-parti-zgjedhës ka përmirësim të dukshëm.

Me anëtarësimet e reja mbetet detyrë për çdo organizatë dhe anëtar partie. Për rolin e organizatave socialiste, funksionojnë 5042 organizata. Numri i tyre është shtuar kohët e fundit. Në krye të çdo Organizate Socialiste ka qenë një shok dhe një shoqe. Shoqet sot përbëjnë 47% të kryetarëve të OS-ve. Kemi 417 këshilla socialiste. Në çdo bashki ka asamble socialiste. Janë 1136 këshilltarë bashkiakë, 417 kryetarë të këshillave socialistë. Kohët e fundit patëm vështirësi nga pandemia.

Anëtarësia e partisë u thirr për të vlerësuar punën e deritanishme të organizatës. Në këto zgjedhje anëtarësia u ngarkua me detyrën e patronazhistit që përbëjnë bazën e piramidës sonë dhe që na ndihmoi shumë të dlim faqebardhë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ata krijuan komunikimin dhe lidhjen me të patronazhuarit gjë që na ndihmoi ne të fitojmë në 25 prill. Morën meritat dhe vlerësimnet e kryetarit të partisë, duke hequr kështu etiketimet e gabuara nga kundërshtarët tanë politikë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese