Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Arben Malaj vlerëson Luljeta Bozon: Meriton mirënjohje! Dinjitetin e saj nuk e cenon dot asnjë joshje politike, aq më pak në këtë moshë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fd10bfe7d3542961a15468b9de7b1996

Profesoresha e njohur Luljeta Bozo ka pranuar sot propozimin e kryeministrit Rama për të marrë pjesë në listat për deputetë të PS, në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.

Komentet kanë qenë të shumta në sferën politiko-sociale, sigurisht edhe pas ftesës që Rama i bëri doktoreshë Najada Çomos.

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në vitet 1997-2005, Arben Malaj ka shprehur vlerësimin e tij për Bozon, duke thënë se ajo meriton përherë mbështetje dhe mirënjohje për kontributin që ka dhënë në shoqëri.

Me anë të një shënimi në “facebook”, Malaj thotë se dinjitetin e saj nuk mund ta cënojë asnjë joshje partiake, dhe njerëzit që e sulmojnë kanë mungesë kulture qytetare.

Shënimi i plotë i Malajt

Angazhimi ne politik i profesores Luljeta Bozdo, e spikatur ne kontributet e saj akademike gjate gjithe jetes dhe sidomos ne perkushtimin profesional gjate termetit, meriton perhere mirenjohje.

Reagimet jo pozitive ne rrjetet sociale jane pasqyre e mungeses se kultures qytetare dhe politike.

Asnje parti politike nuk duhet te synoj te kete monolinl e njerezve te mire te nje vendi.

Perfshirja ne lista eshte vetem nje moment me theks elektoral, Respektimi I tyre gjate mandateve politike dhe mos penalizimi kur I terheqin veshin kryetareve eshte sfida reale.

Jam I bindur se dinjitetin dhe integritetin e prof Bozdo nuk e cenon dot asnje joshje aq me pak ne kete moshe dhe aq me pak joshja politike.

Mirenjohje proferores tone te talentuar.!!

Arbeni

Më shumë

spot_img
spot_img