Hapësire reklamuese

Politikë

Arben Malaj: Për fat të mirë s’kam qenë në rrethin e ngushtë të Ramës, ai bëri krushqi politike me krimin

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Arben Malaj - Edi Rama

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, është shprehur se “për fat të mirë” nuk ka qenë në rrethin e ngushtë të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Rama i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm vendit.

Në emisionin “Ekopolitikë”, Malaj tha se Rama ka bërë krushqi politike me njerëzit e inkriminuar.

“Për fat të mirë nuk kam qenë në rrethin e ngushtë të tij. Kemi qenë në mënyrë simetrike të baraslarguar nga njëri tjetri. Ai në korsinë e tij, me të cilën i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm Partisë Socialiste, sepse ai arriti të bënte krushqi politike edhe me njerëzit e kriminalizuar. Jemi i vetmi parlament në botë që bëmë ligj për dekriminalizmin e deputetëve. Janë bërë deputetë me votë populli, ne i dekriminalizojmë. I bëmë kryetarë bashkie, i bëmë deputetë, i vumë në poste drejtuese. Çfarë është kjo? Kjo është cënim i qeverisjes së një vendi. Kjo mënyrë mentaliteti, do të prodhonte, krizë, dhe ne jemi në krizë”, u shpreh Malaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll