Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Arben Malaj: Mandati i tretë është për mbijetesë, në PS u lanë jashtë figura si Dade dhe Bushati

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj u shpreh mbrëmjen e sotme se mandati i tretë është gjithmonë i pasuksesshëm, pasi sipas tij është për mbijetesë.

Ai tha se në PS pati shumë personalitete që janë larguar apo lënë jashtë si: Arta Dade dhe Ditmir Bushati, i cili ka pasur një profil të lartë si ministër i Jashtëm.

“Mandati i tretë është gjithmonë i pa suksesshëm dhe i vështirë është për mbijetesë dhe mund të mbahet duke u zgjeruar në krahun e kundërt. Unë nga ana tjetër ndjej dhimbja që ftohet Luljeta Bozo, por lihet jashtë Arta Dade. Kishte shumë personalitete që janë larguar.

Edhe Mimi Kodheli ka një status ndërkombëtar. Nëse Fatmir Xhafaj ka pasur lobim dhe ka marrë më shumë vota se sa Kodheli dhe Majko, atëherë ka një menaxhim jo të mirë të votave  brenda PS-së. Ditmir Bushati u la jashtë edhe spe ka pasur edhe një profil të lartë si ministër i Jashtëm”, u shpreh Malaj në Ora News.

Më shumë

spot_img
spot_img