Tirana
scattered clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
6.2kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
9 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
10 °
E martë, 31 Janar, 2023

Arben Malaj flet në parlament: Rama e ka personale me inatet që nga viti 2001, më qëlloi pas shpine

spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtari i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, foli pasditen e sotme në foltoren e Parlamentit pas tentativës për shkarkimin e tij nga ky Këshill.

 

Gjatë fjalimit të tij, Malaj theksoi se Rama ka inate personale me të që në vitin 2001 kur Malaj ishte kundër kandidaturës së tij për kryetar bashkie.

Malaj tha se gjatë gjithë posteve institucionale që ka pasur, ka bërë vetëm detyrën.

Anëtari i Këshillit Mbikqyrës të BSH-së deklaroi se do ta mbronte pavarësinë reale të Bankës së Shqipërisë deri në fund.

Në përfundim të fjalës së tij, për shkak të përfundimit të kohës, iu ndërpre fjala në foltore. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi nga ana e kryetarëve të grupeve parlamentare që të njjoftojnë deputetët pasi do të votojnë pikat e rendit të ditës.

‘Në vitin 1992 Berisha kërkonte të më shkarkonte nga drejtor të bankës së Vlorës.  Por Ruli ministër i financave dhe i ndjeri guvernatorir Hoti në atë kohë nuk e firmosën shkarkimin.

Në vitin 1997 po Berisha propozoi shkarkimin tim Bashkim Finos i cili e injoroi këtë propozim si dhe mora mbështetjen e FMN-së dhe kreu i këtij institucioni më tha që ‘I keni bërë një shërbim të madh Shqipërisë’.  

E trishtueshme se si në vitin 1992 dhe 1997 deputetët socialistë mbrojtën kolegët e tyre ndërsa sot jo.

Në vitin 1997 nuk pranova të bëhesha kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar sepse përplasjet e mia me Berishën do dëmtonin vendin dhe aq më shumë vendin prej nga vija, Vlorën. 

Në vitin 1998 Majko po ashtu më ofroi post në qeverinë e tij por sërish nuk pranova.

Sot jam krenar që në familjen time ka 5 diploma nga universitetet më të mira në botë. Më ka tërhequr kultura hebraike.

Jam krenar se periudha ekonomike 1997-2005 ku unë kam kontribuar, mbetet si periudha me rritjen më të madhe ekonomike për Shqipërinë.

Ndërsa ju kryeministër rrezikoni të mbeteni kryeministri më i dështuar dhe kjo ju bën xheloz dhe të pashpirt.

Ju dërgova kërkesë që të më flisni përballë, më keni goditur disa herë pas shpine zoti Rama.

Në vitin 2001 kundërshtova kandidaturën tuaj në Bashkinë e Tiranës sepse pashë tek ju se nuk kishit asnjë qelizë shtetndërtimi dhe ju nuk ma harruat kurrë.

Në vitin 2005 Nano më kërkoi që të merrsha kryesinë e PS-së por nuk pranova dhe ju duke përfituar dhe nën rrogoz u bëtë kreu i Rilindjes brenda Partisë Socialiste.

Por siç thotë filozofi grek Ezopi krushqia me njerëzit e ligj përfundon gjithmonë keq. E majta ka shumë personalitete që nmund ta qeverisin mkëtë vend dhe këtë parti shumë më mirë se ty.

Integritetin dhe dinjitetin tim nuk e shes, sakrificën time për të bërë rreth 6 mijë kilometra vetëm për shkollimin tim. Sakrifica nga shkolla fillore në Llakatund, në Vlorë e deri në studimet në Harvard.

Ju e latë Bankën e Shqipërisë pa Këshill Mbikqyrës për muaj të tërë, nga 9 anëtarë në 3.

Vepruat kundër meje në tre dhjetor vetëm për inate personale. Ushtari yt i cili kërcënoi një nga personalitetet e të djathtës shqiptare zotin Oketa, që do ju shtypim me këmbë. Kush do i shtypi me këmbë, ju gjenerali dhe ushtari.

Unë nuk ju godas asnjëherë prapa shpine, por kundërshtova faktin se guvernatori nuk është anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Sapo të krijohet Gjykata Kushtetuese do ta dërgoj atje çështjen.  

Ju nuk mund të emëroni më me sms anëtarët sikur të jenë punonjës magazine.

Sa herë që më keni kërkuar mendim ju kam bërë memo. Do ta mbroj pavarësinë reale të Bankës së Shqipërisë deri sa të mundem.

Ramën dhe qeverinë e tij e kam mundur edhe më parë në Gjykatën Kushtetuese , çështjen do ta dërgoj në Strasburg’ ka thënë Malaj.  

Më shumë


spot_img








spot_img