Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arben Kraja raporton në Komisionin e Ligjeve: Kemi pasur vetëm një rast për rrjedhje të sekretit hetimor! Ka dalë nga Policia e Shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Arben Kraja raporton në Komisionin e Ligjeve: Kemi pasur vetëm

Kreu i SPAK Arben Kraja është duke raportuar në Komisionin e Ligjeve për punën e institucionit që drejton, gjatë vitit 2021. I shoqëruar nga prokurorët, Kraja është pyetur nëse Prokuroria Speciale ka pasur ndonjë rast të rrjedhjes së sekretit hetimor.

Ai ka thënë se kjo nuk është kompetencë e prokurorëve të SPAK, por kur bëhet fjalë për dalje të sekretit hetimor që lidhet me çështjet që janë nën hetim nga ata, ushtrojnë ndjekjen penale, shkruan newsbomb.al.

"Masat që keni marrë kur keni pasur rrjedhje të sekretit hetimor?", ishte pyetja e një prej deputetëve, drejtuar Arben Krajës. Kreu i SPAK tha se kanë pasur vetëm një rast dhe informacioni ka dalë nga strukturat e Policisë së Shtetit.

"Rrjedhja e sekretit hetimor nuk është kompetencë të Prokurorisë së Posaçme si vepër penale. Kuptohet, nëse do jetë e lidhur me një vepër që është në kompetencën tonë patjetër që ne e ushtrojmë ndjekjen penale. Nuk kemi pasur ndonjë hetim konkret me përjashtim të një rasti.

Rrjedhje te sekretit nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilin e kemi hetuar dhe është në gjykim sot. Pjesën tjetër nuk kemi pasur. Por nëse do ketë indicje ne e fillojmë menjëherë hetimin, kuptohet brenda kompetencave që kemi", u shpreh Arben Kraja, kreu i Prokurorisë Speciale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll