Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
38 °
Sht
33 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arben Kraja raporton në KLP: Kemi kaluar një vit të vështirë se godina po rikonstruktohej, fondi i pagave ka mbetur pak i palekuiduar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka bërë raportimet e tij për vitin 2020 përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se kanë punuar në kushte të vështira, pasi godina ku ata u vendosën, ajo e ish-Krimeve të Rënda u rikonstruktua.

Kreu i SPAK vuri në dukje se rikonstruksioni ka përfunduar në fund të vitit dhe aktualisht janë me zyra të reja. Më tej ai ka deklaruar përpara KLP-së edhe për aksesin që kanë në të dhënat elektronike.

Për më tepër Kraja ka thënë se kanë pasur problematikë në realizimin e fondit të pagave, që nuk kanë pasur numrin e duhur të prokurorëve. Po ashtu edhe Fondi i pagave kishte mbetur pak i palekuiduar.

“Gjatë vitit 2020 janë organizuar procedura të konkurrimit. Është arritur që të emërohen 12 punonjës të rinj. 3 janë lëvizje paralele. Të gjitha procedurat kanë qenë transparente. Gjatë vitit 2020 kemi pasur mundësinë të marrim punonjës të përkohshëm. Kemi filluar aktivitetin të vendosur në objektin e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Ka qenë një sfidë e vërtetë për të gjithë stafin sepse ishim të detyruar të punojmë në kushte jo normale. Të gjithë oficerët ishin në një sallë të vetme. Problematika e projektit sepse kishte shumë mangësi sepse ishte bërë para se të krijohej institucioni. Por të gjitha këto u kaluan dhe në fund të vitit 2020 përfundoi rikonstruksioni. Kemi gjetur një buxhet që ishte miratuar pa u krijuar institucioni. Buxheti ishte i mjaftueshëm. Kemi pasur atë buxhet që ishte i mjaftueshëm. Kemi pasur problematikë në realizimin e fondit të pagave. Nuk kishim numrin e duhur të prokurorëve. Fondi i pagave ka mbetur pak i palekuiduar. Kemi paraqitur projektbuxhetin për vitin 2021.

Ngritja e qendrës së përgjimeve. Problemi i parë që ndeshëm ishte se nuk ishte planifikuar nga pikëpamja e projektit. U përgatit dhoma e serverit dhe 5 salla. Të gjitha këto u realizuan deri në fund të vitit 2020. Pastaj periudha tjetër ishte ajo e kolaudimit. Pajisja sot është në punë.

Duke vlerësuar situatën ku jemi, vendosëm si prioritet ngritjen e një laboratori kriminalistike për ekspertimet dixhitale. Objektin e kishim, krijuam hapësirën e nevojshme. Kemi hapur garën dhe kemi marrë dy nga ekspertët më të mirë që janë në këtë fushë. Jemi në fazat e fundit të marrjes së programeve. Kemi shfrytëzuar mundësitë që na jepte ligji. Kemi marrë një fond nga komiteti i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme.

Një drejtim tjetër është aksesi në bazën e të dhënave elektronike. Do të kemi parasysh që aksesi nuk është diçka që realizohet brenda ditës, kërkon kohë dhe investim. Kemi punuar në këtë drejtim. Arritëm të bëjmë lidhjen e institucionit me fibra optike. Aktualisht kemi në dispozicion bazën e të dhënave, të gjendjes civile, gjyqësore, Kadastrën, po punojmë për të pasur akses në sistemin e Europol.

Një drejtim tjetër që ka kushtuar kohë dhe energji ka qenë procedura e emërimit të drejtorit dhe hetuesve të BKH. Ka filluar më 10 janar dhe ka përfunduar më datën 30 korrik 2020. Për përzgjedhjen e drejtorit është ngritur një komision i përzgjedhjes i cili ka ndjekur të gjithë procedurën që ne  e kemi raportuar. Në 8 shtator është hapur gara për hetuesit. Drejtuesi i BKH dhe unë kemi nxjerrë një urdhër ku kemi caktuar një komision,” deklaroi Kraja.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img