Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Arben Kraja në fund të mandatit, në 16 shtator hapet gara për drejtuesin e ri të SPAK, kriteret që favorizojnë prokurorët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme pritet të hapet në 16 shtator, në mbledhjen e parë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka planifikuar të zhvillojë. Kreu aktual i SPAK Arben Kraja është në fund të mandatit të tij dhe në dhjetor institucioni do ketë drejtues të ri.

“Drejtuesi aktual i Prokurorisë së Posaçme përfundon mandatin në datën 18 dhjetor dhe ne kemi detyrimin si Këshill që 3 muaj para përfundimit të hapim garën. I bie që javës tjetër, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit që kemi fiksuar në datë 16 shtator, një nga pikat në rendin e ditës do të jetë edhe hapja e garës për drejtues të Prokurorisë së Posaçme”, ka thënë kreu i KLP.

Në një intervistë për Tv Klan, Alfred Balla tregoi mbi kriteret që favorizojnë më shumë kandidatët.

“Kuptohet që kandidatët që kanë më shumë eksperiencë në drejtim, sepse mundet të jesh një prokuror i mirë, por nuk je menaxher i mirë i një zyre. Kandidatët që kanë spikatur me punën e tyre. Ata që kanë një figurë edhe mediatike dhe marrëdhënien me median dhe publikun për aq sa i takon. Kandidatët që kanë eksperienca në hartimin e akteve nënligjore dhe rregulloreve do i kemi parasysh në përzgjedhje”, është shprehur ai.

Plotësimi i SPAK me 20 prokurorë sipas Ballës do të duhet të presë, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë është fokusuar në plotësimin e vakancave në prokuroritë e rretheve, aty ku mungojnë 104 prokurorë.

“Burimi kryesor i futjes së prokurorëve në sistem është Shkolla e Magjistraturës dhe që kur jemi krijuar kemi emëruar 40 prokurorë. Këtë vit ne emëruam 22. Për të zbutur vakancat i kemi propozuar Kuvendit që të bëhet i mundur ndryshimi i ligjit në lidhje me prokurorët që janë në proces studimi të cilët vitin e 3 të munden ta bëjnë praktikë të pagueshme dhe të punojnë në sistem”, vijoi Alfred Balla.

Drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë thotë se pikërisht ndryshimi i këtij ligji do të sjellë më shumë burime njerëzore në sistem.

Më shumë




spot_img








spot_img