Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Arben Kraja, Gledis Nano, Olsian Çela ose novelë mbi krizë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Brizida Gjikondi

Për dy ditë është 110 vjetori i lindjes së Migjenit. Shumë i thurin lavde për poezinë, por akoma më të fuqishme Migjeni kish prozën. Ka shumë syresh, por domethënëse mbetet “Novelë mbi krizë”.

Do ish mirë që këtë novelëz domethënëse ta lexonte gjithë “paria” por sidomos zotërinjtë, Kraja, Nano dhe Çela.

Vaniteti është dinak, vaniteti fsheh intriga, fsheh mesazhe, në vanitet rrojnë ato qënie që janë shkëputur nga realiteti dhe që mendojnë se me makiavelizmat dhe paradën e kotësive do udhëheqin shoqërinë drejt mënyrës së perceptimit që ata do i rrëfejnë me shtirje dhe jo me vepra.

Prezenca e zotërinjve Kraja, Nano dhe Çela në një premierë filmi rutinë, i cili ka filluar që në 1962 dhe shënon 25 seri deri më tash, është më së paku e pakuptimtë, më së shumti një rreng që vërtetoi se sa të kapshëm dhe pa imunitet publik e moral janë ata.

Përulja ndaj pushtetit, qoftë dhe si gjest kortezie ishte akoma dhe më i shëmtuar.

Të gjithë titullarët lokalë dhe administrativë shtetërorë që ishin në atë ekzibicionizëm të panevojshëm mund te jenë sot ose nesër subjekte të hetimit të të tre zotërinjëve. Por zotërinjtë Kraja, Nano, Çela, ndoshta ende se kanë marrë seriozisht punën e tyre dhe ende nuk e dinë që çdo shfaqje e tyre në publik, në kinema ose pazar mbart një mesazh të qartë për personalitetin, përkushtimin dhe seriozitetin e tyre.

Edhe në vëndet skandinave ku rendi dhe ligji sundojnë në harmoni nuk kemi kësi paradash të titullarve ligjëzbatues.

Do doja shumë mos t’i njihja hiç për fytyrë këta tre titullarë, do doja shumë që ata të flinin dhe gdhiheshin mbi dosje e praktika kriminale që i kanë marrë shpirtin këtij populli. Do doja t’u fliste puna dhe jo marrëdhëniet me publikun sidomos me një publik të tejlodhur si ai shqiptar.

Qasja e tyre në evente publike qefi, në rrjete sociale dhe ekzibicionizma të tjera, vë në dyshim përkushtimin e tyre dhe rezultatet që presin shqiptarët nga ata.

Shqiptarët presin shumë sidomos nga zoti Kraja, i cili hapat i ka të ngadaltë, vizitat dhe marrëdhëniet me pushtetet jo me sa duket,  disa pasaporta i konfiskon dhe disa jo, disa ndalohen në qeli, ose të dalin jashtë territorit, disa bredhin nëpër Evropë. Shqipëria gëlon nga krimi i organizuar në rang qarqesh dhe republike, nga korrupsioni kriminal, nga pastrimi i betonizuar i parave, Shqipëria plagën e saj më të madhe ka pikërisht fushën që mbulojnë këta 3 zotërinj.

Dhe nëse ndonjë mbrëmje nga një dosje në tjetrën duan të shplodhin mëndjen le të shikojnë në privatësi totale, Gomorrën, ose Piovrën. Agjentin 007 le t’ja lënë pushtetit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img