Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Arben Imami, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” për zgjedhjet e 25 prillit dhe humbjen e Partisë Demokratike.
Ai tha se në 25 prill ka parë një nga aktrimet më të bukura, ku Rama luan lojëra psikologjike dhe Basha bie brenda.
“E rëndësishme është të bëhet një politikë e mirë. Një nga aktrimet më të bukura që kam parë është më 25 Prill. Ora 9, data 25, ai tha jam i humbur, si mund të fitojë Basha ndaj këtij kur ai i bën këtë lojë psikologjike dhe ai bie brenda? Kjo është loja. Unë kam pasur dhe kam miq artist, ata nuk gënjejnë në jetë. Nuk është e rëndësishme profesioni që ke pasur, por nëse profesionin që ke pasur, ke ditur ta bësh mirë”, tha Arben Imami.
Arben Imami: Rama bën lojë psikologjike dhe Basha bie brenda, një nga aktrimet më të bukura që kam parë është 25 prilli
