Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Arben Imami kundër Bashës: Menduam që garancia për të do ishte Sali Berisha, por ai i ka dalë nga duart edhe mentorit të tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Arben Imami, ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me djegien e mandateve në vitin 2019.

Ai tha në A2 se me Bashën duhet të kishin folur me forcë që në viti 2013, por atëherë u mendua se garancia e Bashës ishte Sali Berisha. Sipas tij, kryedemokrati i doli nga duart edhe mentorit të tij, Berishës.

“Për të gjitha vendimet që janë marrë janë përgjegjës ata që kanë marrë vendimet. Ne kemi folur në grup parlamentar në 2013, kemi pasur sens konstruktiv, sens dashamirës për ta ndihmuar atë se menduam që ishte aguridh, i papjekur dhe gabuam se këto që kemi thënë duhet t’i kishim thënë me këtë forcë që atëherë. Menduam që garancia për të do të ishte Sali Berisha dhe do t’i tregonte se çfarë duhet të bënte dhe si të veprohet dhe ai i doli nga duart edhe mentorit të tij. Dhe këtë e besoj dhe koha do të tregojë që kam të drejtë”, tha Imami.

Sipas tij, mënyra si Basha po e drejton PD-në është e paaftë dhe e korruptuar, ndërsa shton se e ka kritikuar kryedemokratin edhe në sy.

“Kritikat e mia kanë qenë kritika që i kam biseduar personalisht me të në zyrë dhe në mbledhje grupi kam thënë 30% të tyre për të mos krijuar një frymë ashpërsie. Paaftësia e korrupsioni krijojnë gjithmonë probleme. Mënyra si po e drejton PD është e paaftë dhe e korruptuar”, tha ai.

spot_img

Më shumë

spot_img