Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
21 °
Mar
19 °
Mër
21 °
E shtunë, 23 Tetor, 2021
spot_img

Arben Frroku do lirohej më 17 maj, Holanda nuk e identifikoi kush ishte

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Arben Frroku u ndaluar me datën 6 Mars në Schipol, pranë Aeroportit të Amsterdamit, nga një kontroll rutinë i policisë holandeze, për verifikim dokumentacioni.

Ai ka paraqitur një pasaportë dhe patentë greke, me identetin Renato Tsepa, i lindur në Korçë, më 15 Nëntor të vitit 1967.

Në pasaportë shkruhet se dokumenti ishte lëshuar në vitin 2013 dhe skadonte në vitin 2018.

Policët holandeze dyshuan se dokumentat ishin të falsifikuar.

Më 9 Mars, dyshimet e tyre u konfirmuan. Shtetasi Renato Tsepa nuk ekzistonte dhe pasaporta e patenta nuk ishin lëshuar asnjëherë nga autoritetet greke.

Në të njëjtën datë, nga dhomat e paraburgimit, ai zhvendoset në Qendrën Rezidenciale për Shtetasit e Huaj të Parregullt në Amsterdam, në pritje të identifikimit e më pas të deportimit.

Megjithë kontrollin në sistemin kombëtar holandez të gjurmëve të gishtave nuk u arrit identifikimi i tij.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thonë se, pas deklaratës së bërë nga ish – Kryeministri Berisha më 26 Prill, se Frroku ishte arrestuar në Holandë, Interpol Tirana ka kërkuar menjëherë informacion Interpol Hagës, nëse Arben Frroku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ishte ndaluar në Holandë.

Më datën 27 Prill, Interpol Haga ktheu përgjigje me tekstin:

“Nuk kemi asnjë person të ndaluar me gjeneralitet Arben Frroku. Na duhet një format i gjurmëve të gishtave. Na jepni edhe burimin e këtij informacioni. Formati që ka Interpoli nuk mund të krahasohen me formatin e sistemit tonë kombëtar”.

Në të njëjtën datë, rreth orës 11:00 janë dërguar nga autoritet shqiptare me e-mail të dhënat e kërkuara.

Përgjigjja, që Arben Frroku rezultonte i ndaluar ka mbërritur të enjten datë 28 Prill, rreth orës 17 e 10 minuta dhe pas marrjes dijeni nga autoritetet shqiptare, i arrestuar.

Burime nga policia, bëjnë me dije se në rast se nuk do kishte qenë ky komunikim, Arben Frroku rrezikonte të lirohej me datën 17 Maj, datën në të cilën i ishte kërkuar nga autoritetet holandeze që të largohej vullnetarisht nga ky shtet, pasi në të kundërt do dëbohej.

(Tv Klan)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img