Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Arben Duka eklipsoi mungesat me dritën e fjalës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Aleksandër Çipa 

Jemi sot në këtë kortezh dhe në këtë pikëllimë të përbashkët, për shkak të triumfit të vetëm dhe të castshëm që mori vdekja.

Zotëria që na ikën sot, është një Dukë i dukshëm përgjatë gjithë jetës së tij, në lirinë e fjalës. Arben Duka në jetë dhe guri në lumë e kanë patur të ngjashme qëndresën ndaj rrjedhave. Madje Beni, qëndresën e kishte natyrë dhe e mbarti përherë si koshiencë qytetare.  Ikën sot pasi na vetëtha se “S’kam të tretur porsi kënga/ asnjë varr s’më mban dot brenda”.

Artisti që përcjellim sot është nga ata për të cilët dhimbja publike bën kortezh. Eshtë poet dhe publicist, artisti i fjalës polemist, ati i mbi tre mijë këngëve dhe autori i 50 librave. Eshtë qytetari që e mbarti në shpirtin dhe penën e vet Odrien dhe Labovën si shenjti dashurinë e shenjtë, biri që i bëri hymnin qytetit të tij:”Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”, aktivisti luftëtar që ia blatoi ndenjat dhe përkushtimet këngës së atdheut dhe kombit, poeti që lartësohet tek kënga për përhershmëri të perëndishme.

Arben Duka ishte bashkëshorti që e eklipsoi mungesën sociale me dashurinë dhe përjetësimin, me durimin dhe burimin e pashtershëm të përkushtimit shpirtëror.

Arben Duka ishte prindi që e shumoi jetën tek Denada dhe Denisi, duke u lënë si aureolë shkëlqimtare talentin dhe yllin e bukurisë njerëzore.

Arben Duka ishte aktivisti poet që lartohej njerëzishëm, duke tejkaluar cdo poet activist të kohës në të cilën jetoi.

Beni u njoh për publikun dhe lexuesin masiv shqiptar, si lirik i fuqishëm, klasik stoik dhe mbi të gjitha, si intelektual me kurajo dhe guxim, me fjalë vetiake dhe fuqi të vërtetash. Kontributi i Benit në jetën publike spikati për peshën polemizuese, për qëndrimet antitabu, për mëvetësinë dhe sovranitetin vetiak si dhe për rebelizmin antidogmatik dhe antidoktrinar. Poeti dhe publicisti u shqua për forcën e ironisë dhe sarkazmës si dhe për stigmatizimin e dukurive negative të tranzicionit shqiptar si dhe ndaj klasës politike që qeverisi përgjatë rotacioneve të tri dekadave të fundit.

Arben Duka është padyshim poeti më i shquar dhe më kreativ i gjinive dhe zhanreve të këngës shqipe të lehtë, asaj popullore qytetare dhe polifonike. Ai është meritori prej të cilit, ky fond i artë mbart çmimet më të suksesshme në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare, jo vetëm për Shqipërinë, por në përgjithësi për krejt hapësirën shqiptare. Artist që bashkëpunoi e bashkëkrijoi me plejadën më të shkëlqyer të artit dhe skenës shqiptare mbi dyzet vjet. Poeti që u dhuroi në repertorin e tyre këngëtarëve më të shquar të shekullit këngët poezi të tij. 

Beni ishte një kokë që mendonte përballë kokave që mbretëruan në anarkitë apo tranzicionin tonë. Na dhuroi këngën mjaltë kur pimë qiejt me helm e kur u sorollatëm zemërshpuar nga dhimbjet e tranzicionit. Sot Arbeni do t’u largohet kontestimeve dhe urrejtjeve meskine të grigjave partiake, duke na lënë vetëm me statujën e plotë të punës dhe veprës së tij.

Më shumë se pesë dekada në shtypin e përditshëm shqiptar, pena dhe mendja e Arbenit derdhën shqipebukur lirikat dhe ironinë, qesëndinë dhe sarkazmën, adhurimin dhe hymnizimin, lëvdimin e përkohshëm dhe qeshjen me të qarë. E shkoi jetën e vet me më shumë këngë e poezi se sa me ditë.

Sot zija jonë është për vdekjen e të talentuarit, e njeriut që flamurin e pesimizmit e mbajti përherë të mbledhur dhe atë të optimizmit gjithëherë të valvitur. Arbeni ishte një nga më të parët, një nga më të lartët, ndër më të mirët e këngës shqipe. Të gjithë librat e tij janë të ndritshëm për shkak të dritës lirike dhe asaj ndjenjësore, janë materia e zgjedhur e reales, sepse e sfidoi shoqërinë moderne ballë për ballë.

Sic mund të perifrazojmë Hygoin:” Ai zbuloi dhe tha diçka tek të gjithë, disave iluzionet, të tjerëve shpresën, disave të qarat, të tjerëve maskën”. Meritonte shumë, por për turpin shtetëror nuk i mbërritën vlerësimet, përvec atij të sovranit, i cili mbetet madhërisht bujar-popullit.

Arbeni e kuptoi Providencën më mirë se një teolog, por e deshi Atdheun si i rrallë patriot. Nuk pati melankoli publike se mbeti gjithë jetën i buzëqeshur deri në dhimbje. Në vendin tonë të vogël ka dhe do të ketë shumë njerëz që do ta quajnë të madh Arben Dukën.  

Duke u fshehur nën dhe, kurmi i tij na thotë se nuk është asgjësia, por përhershmëria që mbetet mes nesh dhe ndër të ardhmit njerëz të popullit tonë.

Të dashur pjestarë të familjes Duka!

Arbeni sot është me dy vëllezërit që dhimbshëm i paraprinë ikjen, Sofokliun dhe Apostolin. Me dritën e tij shton dritën në amëshim. Faleminderit Arben!

Shtoji dritën e shpirtit tënd Parajsës!

Ne mbetemi me dritën e këngës tënde. I paharruar je i shtrenjtë! 

Tirane me 15.12.2021

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img