Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
81 %
2.6kmh
90 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Arben Ahmetaj takohet me drejtuesit e Kadastrës: Brenda pak kohësh Kadastra do të kthehet në institucion online

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ëhstë takuar ditën e sotme me drejtuesit e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.

Ahmetaj bën me dije se së shpejti do të bëhet edhe prezantimi i planit të qeverisë për dixhitalizimin e sistemit të kadastrës dhe ofrimin e shërbimit online për qytetarët.

Sipas tij, bredna dy viteve ASHK do të kthehet në institucionin me përshpejtimin më të madh të dixhitalizimit në favor të rritjes së transparencës, reduktimit të kohës dhe kostove për qytetarët.

“Sot me drejtuesit e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës. Së shpejti prezantojmë planin e qeverisë për dixhitalizimin e sistemit të kadastrës dhe ofrimin e shërbimit online për qytetarët.

Brenda dy viteve të ardhshme ASHK do të kthehet në institucionin me përshpejtimin më të madh të dixhitalizimit në favor të rritjes së transparencës, reduktimit të kohës dhe kostove për qytetarët.

Ky është mandati i transformimit të shërbimeve për qytetarët, përmes dixhitalizimit, e ASHK do të jetë shembulli më kuptimplotë i ndryshimit të prekshëm për cdo qytetar shqiptar”, shkruan Ahmetaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img