Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Arben Ahmetaj sulmon Bashën dhe opozitën: Duan të vijnë në pushtet mbi trupat e vdekur (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a1fbd2cc95ee17381135b842feb0dae5

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka publikuar videon e një shkolle, që pritet të përfundojë me 26 nëntor, po ditën që ndodhi tërmeti tragjik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmetaj shkruan se edhe 155 shkolla të tjera do të bëhen nga e para.

Më tej ai shkruan se rindërtimi po vazhdon dhe qentë le të lehin, karvani shkon përpara. Më pas u ndal edhe tek akuzat e kreu të PD-së Lulzim Basha për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19.

“Dua ti bëj një apel miqësor qytetarëve të mos harrojmë se kush u kujdes atë ditë atë sekondë kur gjëma ra dhe kush kujdeset sot kur gjëma tjetër e padukshme por që ka tendencë të cenojnë të gjitha shoqëritë, kush kujdeset tek spitali, ambulanca, kush kujdeset për vaksinën falas dhe të kujtojë se kush tenton t’i fusë panik duke luajtur me frikën dhe hijen e vdekjes. Rindërtimi dhe lufta kundër armikut të padukshëm nuk ka asgjë me politikë, por një gjë e ka me të gjitha grupimet politike, ku qytetarët kanë mundësinë të shohin e kush është grupi politik që betejën e ka shpirtërore për të bërë rindërtimin dhe mos lënë askënd vetëm në pandemi dhe  kush e ka si historitë e vjetra për të ardhur në pushtet mbi trupat e vdekur dhe mbi frikën e vdekjes”, tha Ahmetaj

Postimi i plotë:

Ja dhe një tjetër shkollë, nëntëvjeçarja e Marikajt, “Ramazan Subashi”, drejt përfundimit që në 26 nëntor të jetë gati, më e bukur, më e fortë ashtu si 155 shkolla që do të rilindin nga e para ???.

Një projekt inxhinierik fantastik, 9 klasa, 3 laboratorë, klasat e parashkollorit dhe ambientet teknike, rreth 4 mijë metër katrorë ndërtim dhe mbi 9 mijë metër katrorë sipërfaqe të jashtme oborri, palestra me konstruksion të veçantë beton arme, fushat sportive dhe sera, një risi që i përshtatet profilit të zonës por edhe funksionit si qendër komunitare.

RINDËRTIMI?VAZHDON

**qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img