Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Arben Ahmetaj prezanton 5 shtyllat e programit ekonomik: Do të hapim 150 mijë vende të reja pune, pagat deri në 400 mijë lekë nuk do taksohen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, prezantoi 5 shtyllat e programit ekonomik gjatë mandatit të tretë, ku sipas tij, në qendër do të jetë familja.

Ai tha se gjatë 4 viteve të ardhshme qeveria do të bëjë të mundur hapjen e 150 mijë vendeve të reja të punës, ndërsa për pagat deri në 400 mijë lekë nuk do të ketë taksë.

Shqipëria ka nisur ringritjen, pas dy goditjeve të mëdha. E mundëm pandeminë, jemi ne dhe Islanda në krye të renditjes. Tërmetin do e kemi në kujtesë, por do kemi banesa të reja, një jetë që vazhdon, me rritje të konsiderueshme ekonomike. Do ketë rritje të të ardhurave përmes punësimit.

Gjatë 4 viteve të ardhshme do kemi 150 mijë vende të reja pune, edhe më të paguara. Pagat deri 40 mijë lekë do jenë të pataksuara. Brenda mandatit të tretë, paga minimale do të shkojë 38 mijë lekë. Rritja e pensionit në vit do jetë 6 për qind. Do të rritet përfitimi i ndihmës ekonomike”, u shpreh Ahmetaj.

Më shumë

spot_img
spot_img