Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arben Ahmetaj për Tiranën? Mediat afër qeverisë, reklamë në ngritje ministrit socialist

Shkruar nga Newsbomb

Që public relation është mënyra më e mirë për të promovuar njerëzit, qofshin edhe anonim kjo nuk ka asnjë dyshim. Por Edi Rama po mendon ndryshe për bashkinë e Tiranës. Po përpiqet të promovojë një tjetër emër, të papërfolur deri tani për bashkinë, ministrin e ekonomisë Arben Ahmetaj.

Janë “urdhëruar” mediat afër qeverisë që të kenë me kujdes emrin e ministrit, madje ta promovojnë atë ndryshe, përpara se të bëhet një sondazh përfundimtar që të testojë emrat.

Arben Ahmetaj, këto ditë, (në rast se nuk ndryshon skema) do të nisë një fushatë të gjerë aktive në media me rezultate pozitive të punës së tij si ministër, edhe pse, duhet pranuar, se nuk ka pasur ndonjë vizibilitet të dukshëm apo shkëlqim në kufijtë e admirimit për punën e tij.

Kështu një sondazh 36 orësh i shqiptarja.com, ishte planifikuar për punën e ministrave të qeverisë. Arben Ahmetaj, deri mbrëmjen e djeshme, ishte në kuota jo të mira pikësh. Çuditërisht, mëngjesi i sotëm, e më pas mesdita kur u mbyll sondazhi, e nxjerr Arben Ahmetajn, ministrin fitues, madje, ministrin më të mirë të kabinetit Rama (!!!).

Top Channel nga ana tjetër, i jep një kronikë të posaçme ministrit, ndërkohë që takohet me Tony Blair, ish kryeministri londinez që ka marrë rolin e këshilltarit të qeverisë. Arben Ahmetaj, njeriu më pak aktiv në rrjetet sociale, poston foton e tij me Tony Blair pikërisht në Twitter.

Ditët në vijim, fushata do intesifikohet për të bërë të mundur që socialistët e Tiranës ta pranojnë si emër. Flitet se për këtë kandidaturë për Tiranën, ka pasur edhe negociata Rama-Ruçi. Të jetë kjo një tjetër lëvizje “provokim” i socialistëve, apo testim? Deri tani, emrat e përfolur nga PS kanë qenë ata të Lindita Nikollit, Mimi Kodhelit, Blendi Klosit, Artan Lames, Pandeli Majkos e Erjon Veliajt. Por në vijim do të shihet se çdo të ndodhi konkretisht me këtë emër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese