Hapësire reklamuese

Politikë

Arben Ahmetaj nën hetim? SPAK reagon për mediat: Nuk është regjistruar asnjë vepër penale në emër të tij

Shkruar nga Newsbomb
Arben Ahmetaj nën hetim? SPAK reagon për mediat: Nuk është

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimti të Organizuar, SPAK thotë se emri i ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj nuk është regjistruar në asnjë vepër penale.

Reagimi i SPAK për mediat vjen vetëm një ditë pas akuzave të Sali Berishës i cili tha se kryeministri Edi Rama e shkarkoi Arben Ahmetajn në mënyrë që t’i hapë rrugë për t’u arratisur pasi është përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Por SPAK hedh poshtë akuzat e Berishës duke deklaruar për media se Ahmetaj nuk është person nën hetim për ndonjë vepër penale në kompetencë  të Prokurorisë së Posaçme.

Rama vendosi shkarkimin e Ahmetajt, vendin e të cilit e zuri ministrja Belinda Balluku, ndërsa për ministrinë e tij të Rindërtimit, kreu u qeverisë tha se kjo ministri e kreu misionin e saj, falë dhe punës së ish-ministrit Ahmetaj përgjatë dy ngjarjeve madhore që prekën vendin, tërmeti dhe pandemia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.