Tirana
clear sky
15.4 ° C
15.4 °
15.4 °
60 %
1.4kmh
5 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
28 °
Mar
29 °
Mër
29 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Arben Ahmetaj mesazh ngushëllimi për Presidentin e Emirateve: Ndërtoi 2 mijë apartamenteve falas për banorët e tërmetit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

“Qeveria dhe populli shqiptar janë tejet mirënjohës për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona gjatë drejtimit të Tij, bujarinë e paçmuar për rindërtimin pas tërmetit të vitit 2019 me ndërtimin e 2 mijë apartamenteve falas, por dhe avancimin e projekteve të tjera madhore në favor të zhvillimit ekonomik të vendit tonë”, shkruan ndër të tjera Ahmetaj.

Shënimi i plotë i zv/kryeministrit

Ndarja nga jeta e Sheikut të Emirateve të Bashkuara Arabe Khalifa Bin Zayed Al Nahyan është një lajm i hidhur për familjen, popullin dhe miqtë e partnerët e vendit të Tij.

Një lider pro-perëndimor, i angazhuar për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, paqes e bashkëpunimit në rajon, gjatë drejtimit të të cilit nga viti 2004, EBA njohën një zhvillim ekonomik mbresëlënës dhe rol aktiv në rritje në arenën ndërkombëtare.

Qeveria dhe populli shqiptar janë tejet mirënjohës për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona gjatë drejtimit të Tij, bujarinë e paçmuar për rindërtimin pas tërmetit të vitit 2019 me ndërtimin e 2 mijë apartamenteve falas, por dhe avancimin e projekteve të tjera madhore në favor të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Ngushëllime të ndjera Princit trashëgimtar të Kurorës, Sheik Mohammed bin Zayed, familjes dhe popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img