Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arben Ahmetaj mbron politikat e Qeverisë: Kanë në qendër qytetarin. 97% e shqiptarëve paguajnë me pak taksa, 110 mijë biznese e kanë zero

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1deec3ba715eb9accf5c79bd93c06993

Ministri Arben Ahmetaj mbron politikat e Qeverisë dhe bën krahasim me politikat që ka ndërmarrë Partia Demokratike kur ishte në pushtet.

Ahmetaj thotë se politikat e qeverisë socialiste kanë qenë thellësisht të majta dhe kanë në qendër qytetarin. Ndikimi i tyre sipas ministrit, kanë mbështetur drejtpërsëdrejti familjet shqiptare.

“Vetëm përmes taksës së ndershme progresive, 97% e shqiptarëve paguajnë sot më pak sesa paguanin me taksën varfëruese të sheshtë. 960 milionë dollarë i janë rikthyer qytetarëve në xhepa në 8 vite”, shkruan ndër të tjera Ahmetaj.

Shënimi i plotë i Arben Ahmetaj:

Dy vizione të kundërta për të ardhmen e Shqipërisë!

Shifrat janë fakt, jo opinion. Dhe faktet, jo opinionet, tregojnë diferencën si dita me natën mes dy periudhave qeverisëse për shqiptarët, sipas raportit të Bankës Botërore “Poverty and Shared Prosperity 2020”.

2008-2012- Qeverisja PD: Të ardhurat për frymë të 40% të popullsisë me të ardhura me të ulëta, kanë rënë mesatarisht me 1.22% /vit.

2014-2017 – Qeverisja PS: Të ardhurat e familjeve që janë pjesë e 40% me të ardhura me të ulëta, janë rritur mesatarisht me 2.46% / vit.

Efektet e politikave thellësisht të majta, me në qendër qytetarin gjatë 8 viteve të fundit, kanë mbështetur drejtpërsëdrejti  familjet shqiptare.

Vetëm përmes taksës së ndershme progresive, 97% e shqiptarëve paguajnë sot më pak sesa paguanin me taksën varfëruese të sheshtë. 960 milionë dollarë i janë rikthyer qytetarëve në xhepa në 8 vite!

Rreth 110 mijë biznese të vegjël paguajnë sot zero taksë. Manifaktura, IT, turizmi, bujqësia, janë mbështetur me politika fiskale lehtësuese dhe si rezultat, kanë gjeneruar vende pune për qindra mijëra familje e të rinj.

Shqipëria nuk mund të kthehet më mbrapa në varfëri. Në 25 Prill, së bashku kemi vetëm një qëllim: Shqipëria, e ardhmja jonë!

159405931_3623378837781714_2597261485512805992_n.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img