Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Arben Ahmetaj kërkon nga arratia shpalljen të paligjshëm të kontrollin të vilës së bashkëjetueses

Shkruar nga Newsbomb
Arben Ahmetaj kërkon nga arratia shpalljen të paligjshëm të

Ish-zv/kryeministri dhe politikani i lartë socialist, Arben Ahmetaj nuk ndalet në betejën e tij për të marrë drejtësi. Pasi ka konsumuar të treja shkallët e gjyqësorit, ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të paligjshëm kontrollin e vilës së bashkëjetueses së tij.

Edhe pse në arrati, ai ka udhëzuar avokatët mbrojtës që të vazhdojnë procedurat e ankimimit.

Kontrolli i paligjshëm, siç e quan ai, ka të bëjë me bastisjen e shtëpisë së bashkëjetueses Eriola Hoxha në zonën e Hamallaj. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan atje kur deputeti socialist nuk ishte prezent dhe kryen kontrollin e saj.

E pranishme raportohet se ka qenë vetëm Eriola Hoxha, e cila sipas avokatëve mbrojtës është vënën në presion nga agjentët e BKH dhe i është sekuestruar celulari me biseda private.

Ky kontroll u krye shumë muaj përpara se Prokuroria e Posaçme të merrte miratimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj. Ndaj, siç e ka kundërshtuar fortë këtë vendim në shkallët e tjera të drejtësisë, Ahmetaj e ka nisur dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo edhe: Kontrollet në banesat e Ahmetajt dhe familjarëve, SPAK: Sekuestruam 4 apartamente dhe 2 llogari bankare me vlerë 124 mijë euro

Ai kërkon nga organi i vetëm përgjegjës për kushtetutshmërinë e ligjeve në Shqipëri, që të shpallë të paligjshëm kontrollin e vilës së bashkëjetueses së tij, sepse aty jetonte dhe ai dhe duke pasur imunitet SPAK nuk mund ta bastiste.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, ajo e Apelit të Posaçëm dhe Gjykata e Lartë i kanë rrëzuar deri më tani rekurset e Arben Ahmetaj. Me interes pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi nëse kontrolli i vilës së zonjës Eriola Hoxha në Hamallaj do të cilësohet i paligjshëm, atëherë hetimet mund të marrin një rrjedhë tjetër.

Ish-ministri Areben Ahmetaj është shpallur në kërkim dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Raportimet janë se ai ndodhet në Britaninë e Madhe, sipas avokatëve mbrojtës, por Ahmetaj ka thënë se nuk do të kthehet në Shqipëri nëse nuk do të dalë në dritë e vërteta.

// Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese