Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Arben Ahmetaj flet nga arratia

Shkruar nga Newsbomb
Arben Ahmetaj flet nga arratia

Ish-ministri Arben Ahmetaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK ka folur për akuzat ndaj tij për inceneratorët.

Ai deklaroi  publikisht se akuzat dhe hetimet ndaj tij kanë nisur me indicje politike. Ai ka akuzuar publikisht kryeministrin Edi Rama, duke thënë se prokurorët e SPAK kanë vepruar në bazë të deklaratave të tij.

Nga arratia ku ndodhet prej muaj, politikani i lartë socialist është shprehur se kur kolegët socialistë kanë mësuar për indicjet për heqjen e imunitetit të tij, janë trembur dhe kanë pasur frikë të pijnë kafe me të.

“Unë nuk jam arratisur. Nuk më ka ndihmuar, nuk më ka informuar askush. Në momentin që është kërkuar imuniteti im, të gjithë kolegët e mi kanë qenë të frikësuar të ulen dhe të pinë kafe me mua, si në kohën e qoftë largut”, u shpreh ai.

Ai madje ka treguar edhe disa të pathëna për Partinë Socialiste, nga shkaku i heqes nga detyra të Damian Gjiknurit si sekretar i Përgjithshëm i PS, e deri tek “grackat” që i kanë ngritur ish-kolegët.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese