Hapësire reklamuese

Politikë

Arben Ahmetaj çoi në gjykatë kontrollin e banesave, caktohet gjyqtari i vetëm që do të shqyrtojë çështjen në Apel (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Arben Ahmetaj çoi në gjykatë kontrollin e banesave, caktohet

Caktohet gjyqtari që do shqyrtojë ankimimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në Gjykatën e Apelit. Bëhet me dije se ankimimi i bërë nga Ahmetaj në Gjykatën e Posaçme të Apelit, do të shqyrtohet nga gjyqtari Dhimitër Lara.

Ky i fundit i zgjedhur nga shorti, do ta shqyrtoje i vetëm apelimin ndaj vendimit që lejoi kontrollin e banesës së bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj, Durrës.

Kujtojmë se pak ditë më parë ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme kontrollin e kryer në shtëpitë e ish-gruas dhe bashkëjetueses së tij. Sipas avokatëve mbrojtës, kontrolli ka qenë i paligjshëm dhe në shkelje të lirive të shtetasve të lartpërmendur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.