Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Arben Ahmetaj asnjë funksion në PS, Rama e heq dhe nga drejtimi Vlorës; Elisa Spiropali zëvendëson Bilalin, rikthehet Pandeli Majko (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Këto janë ndryshime të natyrës administrative, që nuk kanë ndonjë peshë të posaçme për publikun. Nuk janë ndryshime qeverie, por administrative. Jemi në rrugën drejt një fushate tjetër zgjedhore. S’ka asgjë të re, do bëjmë dhe të tjera. Nuk kanë rëndësi emrat, këtu jemi shërbëtorë të një misioni.”

Kështu u shpreh Edi Rama në mbyllje të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, mbrëmjen e kësaj të marte. Emrat e parë që janë prekur nga këto ndryshime, muaj përpara zgjedhjeve vendore që do të mbahen pranverën e 2023-it, kanë rrjedhur tashmë në media.

Newsbomb.al mëson se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nuk do të jetë më drejtues politik në Qarkun e Vlorës. Ai tashmë nuk ka asnjë funksion në Partinë Socialiste, veç si deputet i kësaj force politike. Në vend të tij, në Vlorë shkon si drejtues politik ish-ministri Blendi Klosi.

Ndryshimet organizative të bërë në mbledhjen e sotme të Kryesisë kanë prekur dhe strukturat e PS në veri të vendit. Ministrja Elisa Spiropali tashmë do të jetë drejtuese politike në Shkodër, duke zëvendësuar Edona Bilalin. Kjo e fundit erdhi si risi në Partinë Socialiste, por duket se nuk arriti të bëjë bashkë shkodranët.

Pandeli Majko është një tjetër emër që rikthehet në strukturat organizative të partisë, shkruan newsbomb.al. Edi Rama i ka besuar atij drejtimin e qarkut të Kukësit, një bastion ku socialistët nuk janë dhe aq të fortë.

Lexo edhe: Ndryshime organizative në PS? Edi Rama e pranon: Jemi në rrugën drejt fushatës, do bëjmë dhe të tjera

Lexo edhe: Instalacioni te Kryeministria, Rama: Nuk është vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme, s’po bëhet për mua

Lexo edhe: Edi Rama flet për kullën 40 kate përballë PS: Do t’i kushtojë sa frëngu pulën, s’do të gëzojë asnjë metër katror më shumë

Lexo edhe: “A ka lidhje Erdogan me mbylljen e shkollës Mehmet Akif?” Rama: S’më bën njeri presion, jam kryeministër i zgjedhur nga shqiptarët

Më shumë




spot_img








spot_img