Ditën e djeshme moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj u bekuan me një djalë.
Ishte vetë regjisori Grishaj që dha lajmin i pari duke publikuar një foto me vogëlushin, ndërsa zbuloi që ia kishin vendosur emrin Diell.
Menjëherë vërshuan edhe komentet, ku njëri që u veçua ishte ai i Xhemi Shehut. “ Babi Edi qoftë me jetë të gjatë e të lumtur gjithmonë pranë jush. Ju dua shume!”
Po sigurisht ajo nuk mund ta mbyllte vetëm me një urim, ajo ka publikuar një foto ku shihet me një arush të madh dhe poshtë postimit shkruan: “Me Lukën drejt Diellit.”