Hapësire reklamuese

Showbiz

Arbana Osmani nuk i mban dot lotët, rrëfen betejën e nënës së saj: Isha shumë e vogël

Shkruar nga Newsbomb

Një histori prekëse u trajtua puntatën e mbrëmshme në programin 'Dua të të bëj të lumtur'.

Blerina prej disa kohësh po luftonte me një sëmundje të rënde, tumorrin. Në studio kishte ardhur vajza e saj, Iljada e cila rrëfeu kalvarin e vuajteve dhe luftën e vazhdueshme të Blerinës me tumorrin.

'Duhet të bëhesh e fortë për të gjithë ne sepse kemi nevojë për ty! Shpresoj që të jesh e lumtur më shumë se kurrë! Të dua shumë!' , ishte mesazhi i Iljadës për Blerinën.

Për herë të parë moderatorja e programit, Arbana Osmani ndau me publikun historinë e nënës së saj e cila kishte luftuar me këtë sëmundje të rëndë. E përlotur moderatorja tregoi se si ishte ndjerë gjatë asaj periudhe dhe i kërkoi Blerinës që t’i premtonte fëmijëve se nuk do të largohej kurrë.

'Nëna ime u diagnostikua me kancer. Mbaj mend që isha shumë e vogël në atë kohë dhe e vuajta shumë atë gjendje të nënës sime. Unë doja të dëgjoja vetëm një fjalë prej saj, doja të më thoshte që do ishte mirë dhe që do luftonte për ne, këtë dua t’i thuash edhe ti vajzës tënde që ke përballë, fëmijëve të tu', tha e përlotur moderatorja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll