Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Arba Kokalari zgjidhet Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore

spot_img

Lajme të ngjashëm

92607390cd341eabaa1a5391dc6640ba

Arba Kokalari është zgjedhur Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore. Në profilin e saj në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin.

Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian. Ajo jeton në Suedi dhe është pjesë e partisë së Moderuar.

Kjo forcë politike ka fituar 17.6 % të votave, duke siguruar katër eurodeputetë, ndër ta edhe Kokalarin.

Por kush është Arba Kokalari:

Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo është vajza e madhe e dy prindërve Bardh e Arjana Kokalarit si dhe mbesa e Musine Kokalarit, veprimtares politike të shekullit të 19-të në Shqipëri.

Arba jeton prej vitesh në Stokholm dhe atje ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.

Ndërsa është angazhuar në politikë që në moshën 16-vjeçare. Ndërkohë, Kokalari ka kandiduar edhe në zgjedhjet e kaluara të PE, por këtë herë ajo arriti të sigurojë fitoren.

70174221_2040989489335302_2144070733842612224_n.jpg

 

Më shumë

spot_img