Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Aqif Rakipi për dy vjet ndenji pas derës së zyrës, nuk e prita asnjëherë”, Lulzim Basha sulmon ish-deputetin e PDIU

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedemokrati Lulzim Basha artikulon thuajse në çdo takim faktin se Aqif Rakipi, ish-deputet i PDIU e ka kërkuar për dy vjet rresht të takohet me të dhe ky I fundit nuk e ka pritur asnjëherë.

Deklaratat Basha i bëri edhe ditën e djeshme, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, dhe një javë më parë, gjatë një takimi informal me gazetarët.

“Ne mund të kishim bërë dicka, të pranonim të bënim akord me bandat. Por sigurisht për këtë mbaj përgjegjësi personale. Më ka ndenjur Aqif Rakipi për dy vite që priste të takohej me mua dhe nuk pranova. Dhe sërish po të kthehesha këtë do të bëja” tha Basha përpara anëtarëve të strukturës më të lartë vendimmarrëse të PD.

Në zgjedhjet e 25 prillit, djali i Aqif Rakipit, Orlando Rakipi, i vendosur i 30-ti në listën e PS arriti të thyejë herësin dhe të marrë mandatin e deputetit në parlamentin e ardhshëm.

Deri tani, Aqif Rakipi, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për pretendimet e kreut të opozitës se I ka ndenjur pas derës për dy vite me radhë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img