Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Apple zbulon kompjuterin e ri tabletë, iPad Pro

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Apple zbuloi përpara konsumatorëve kompjuterin e ri tabletë, iPad Pro, më i madhi deri tani, i cili do të ketë edhe një tastierë inteligjente si dhe një “Laps” të ri Apple.

Kreu Ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook, demonstroi iPad-in e ri përpara mediave në San Francisco, duke thënë se ky është “lajmi më i rëndësishëm për iPad-in që kur ai doli në dritë për herë të parë.”

IPad Pro, që do të hidhet në treg në nëntor, do të ketë një çmim që fillon nga 799 dollarë. Procesori i tij do të jetë më i shpejtë se 80 për qind e kompjuterave portativë të shitur vitin e kaluar, tha Phil Schiller, nënpresident i kompanisë, transmeton Voa.

Kompania ka bashkëpunuar me Cisco Systems dhe IBM për të ndërtuar baterinë e iPad Pro, që do të ketë një jetë prej 10 orësh. Ekrani i tij do të jetë 32.7 cm në krahasim me 24.6 centimetra që është iPadi i tanishëm standard. 

Kompania zbuloi edhe brezin më të ri të iPhonave, 6S dhe 6S Plus, të cilët përgjithësisht do të kenë të njëjtat përmasa sa edhe versioni i fundit, si edhe një TV të ri Apple, që do të jetë më i fuqishëm se sa versionet e mëparshëm.

Lexo edhe: Apple prezanton Iphone 6s dhe Iphone 6s Plus, ja detajet

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img