Hapësire reklamuese

Bota

Apple refuzon FBI, nuk zhbllokon telefonin e njërit prej terroristëv të Los Angeles

Shkruar nga Newsbomb

Gjigandi amerikan i teknologjisë, Apple, ka refuzuar kërkesën e FBI-së për të zhbllokuar telefonin e njërit prej terroristëve të Los Angelesit në San Bernardino.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook ka thënë se kompania nuk ka ndërmend të krijojë një “derë të pasme” të iPhone, dhe si rjedhojë të publikojë të dhënat e klientëve të saj. Ai e ka quajtur kërkesën e FBI, “të rrezikshme”, ndërsa ka argumentuar se nuk ka asnjë precedent të mëparshëm që një kompani të detyrohet të publikojë të dhënat e klientëve të saj.

FBI-ja ka kërkuar nga Apple zhbllokimin e telefonit iPhone që i përkiste një prej terroristëve të masakrës së San Bernardinos çka do t’i ndihmonte ata të hidhnin dritë mbi lidhjet e tij me rrjetin e terroristëve.

“Ne kemi respekt të madh për profesionistët e FBI dhe punën e tyre, duke besuar se qëllimet e tyre janë pozitive. Deri në këtë pikë kemi bërë çdo gjë që kemi mundur brenda ligjit për t’i ndihmuar. Por tani qeveria na ka kërkuar diçka që nuk e kemi dhe e konsiderojmë shumë të rrezikshme për ta krijuar. Na kanë kërkuar të ndërtojmë një “derë të pasme” për iPhone-n”, ka thënë shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook. /Newsbomb.al/

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.