Apple, kompania e parë amerikane që kap 1 trilionshin në bursë

Publikuar tek: bota, më 20:02 02-08-2018 Apple, kompania e parë amerikane që kap 1 trilionshin në bursë

Kompania Apple arriti vlerën 1 trilion dollarë në tregun e aksioneve, duke shënuar një rekord historik.

Aksionet e kompanisë përkohësisht arritën çmimin 207.05 dollarë dhe kjo bëri që kapitali i saj në treg të shënonte 1 trilion.

Apple është kompania e parë amerikane e tregtuar publikisht që arrin një kapitalizim tregu në këtë shifër historike.

Kompania Amazon, që disa analistë kishin thënë se do ta arrinte e para një trilionshin, vjen e dyta në vlerë, me 879 miliardë dollarë. / Zëri i Amerikës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Estonia krijon forca komando, ndërmerr masa për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike
Mjeku zbulon shkakun e vdekjes së prezantuesit të njohur »
Article Logic
Execution time: 0.013621091842651
array(1) { ["section"]=> string(68) "apple-kompania-e-pare-amerikane-qe-kap-1-trilionshin-ne-burse-129972" }