Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Apo ju mungon Kosova zoti kryeministër? Gazetari "zë ngushtë" Ramën, ja reagimi i tij (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Apo ju mungon Kosova zoti kryeministër? Gazetari "zë

Kryeministri Edi Rama dhe liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor ndodhen sot në Ohër, ku kanë zhvilluar takimin e radhës për "Ballkanin e Hapur". Atje ai është takuar dhe me politikanin shqiptar në Maqedoni, Ali Ahmeti.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme Rama qëndron në tavolinë i ulur me Ali Ahmetin dhe kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Të tre duken të qeshur me batutat që Rama ju thotë, derisa ndërhynë një gazetar.

"Apo ju mungon Kosova këtu zoti Kryeministër?"- është pyetja që gazetari, me gjasa shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i bën kryeministrit Rama duke e "zënë ngushtë" këtë të fundit. Shikoni përgjigjen e Edi Ramës.

Gazetari: Apo ju mungon Kosova këtu zoti Kryeministër?

Rama: Urdhëro?

Gazetari: A ju mungon Kosova në tavolinë?

Rama: Po ti ça po bën, po bën intervistë?

Gazetari: Jo po pyes.

Rama: Brenda është konferenca e shtypit. Tani na lër ta pimë këtë kafen...

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll