Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aplikon për SPAK, kush është prokurori i çështjeve 'Big'

Shkruar nga Newsbomb

Prokurori Anton Martini aplikon për SPAK. Kështu Martini është kandidatura e tretë për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Anton Martini është prokuror me peshë. Ai ka hetuar çështjet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare si atë të bandës së Aldo Bares, bandën e Durrësit, banda e Cërrikut, Arben Frokun, Lazaratin si dhe vrasjen e efektivit Ibrahim Basha.

Mertini më herët ishte me detyrë në Shkodër, ndërsa Arta Marku e riktheu atë te Prokuroria e Krimeve të Rënda në qershor të vitit 2018.

Ndërkaq, kujtojmë se Këshilli i Lartë i Prokurorisë vazhdimisht u ka bërë thirrje prokurorëve që të aplikojnë për t'u bërë pjesë i organit më të ri të drejtësisë, për të plotësuar kështu 15 vende vakante.

Deri tani për t’u bërë pjesë e SPAK-ut kanë aplikuar edhe Klodian Braho dhe Besnik Muçi. Aplikimet janë të hapura deri në datën 6 shkurt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll