Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Aplikimi për anëtarësim në NATO, Rusia vijon të hakmerret ndaj Finlandës, pas energjisë elektrike ndërpret edhe furnizimin me gaz natyror

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kompania kryesore finlandeze e gazit, Gasum, deklaroi sot se duke filluar nga nesër në orën 7 të mëngjesit do të ndërpriten furtnizimet me gazin rus në Finlandë.

CEO i kompanisë u shpreh se kompania është përgatitur me shumë kujdes për ktë situatë, teksa shtoi se duke filluar  nga e shtuna dhe gjatë sezonit të ardhshëm veror, Gasum do të furnizojë klientët e saj me gaz natyror nga burime të tjera.

albsig

spring

Zëvendëspresidentja e Gasum, Olga Väisänen, i tha CNN të premten se Finlanda po merr gjithashtu gaz përmes tubacionit të saj Balticconnector nëpërmjet Estonisë, por tha se dimri do të jetë sfidues për vendin e saj. Firma Gsum nuk pranoi të paguajë në rubla për gazin rus, teksa nuk pranoi as skemën e propozuar të pagesave të Gazprom për gazin.

Finlanda, së bashku me Suedinë, kanë paraqitur aplikime për t’u bërë pjesë e NATO-s në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila shkaktoi shqetësime për sigurinë në të gjithë rajonin. Ministria e jashtme e Rusisë ka paralajmëruar se Rusia “do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës, si të natyrës ushtarako-teknike ashtu edhe të natyrës tjetër” nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen aleancës.

Javën e kaluar, Rusia ndërpreu furnizimin me energji elektrike në Finlandë, ndërsa nga nesër ndërpret edhe furnizimin me gaz natyror, si një shenjë hakmarrje ndaj aplikimit për t’u anëtarësuar në NATO.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img