Hapësire reklamuese

Rajoni

Aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Europës, Kurti: Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Newsbomb
Aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Europës,

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës është nëj vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit

Ndër të tjera Kurti tha se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndmir, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj.

“KOSOVA APLIKON PËR ANËTARËSIM NË KËSHILLIN E EVROPËS

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim.

Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll