Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, gjatë një koference për mediat ka shpjeguar arsyet dhe procesin që vend ii saj do të ndjekë në aplikim për në NATO.
Ajo tha se ky vendim ka ardhur pas nëj procesi të gjatë dhe përfshirës, teksa shtoi se ka disa arsye se përse do të firmosinin për anëtarësimin në NATO.
Gjithashtu, Hastad, falenderoi kryeministrin Edi Rama dhe ministren për Punët e Jashtme, Olta Xhaçkën, për mbështetjen që do t’i japin Suedinë në këtë proces.
Ajo bëri me dije se 48% e suedezëve e mbështesin anëtarësimin në aleancë dhe po ashtu nisma mori edhe një mbështetje të gjerë në parlament.
“Do të bashkojmë duart me Finlandën dhe do të ndjekim të gjithë procesin për t’u bërë anëtare.Tani ambasadori jonë i NATO-s në Bruksel, do të dërgojë aplikimin, do presim Finlandën dhe do të ndodhë sot ose nesër. Duhet të ratifikohet nga të gjithë anëtarë të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë. Ne do të jemi një anëtar i besueshëm në të cilën vendet e tjera mund të mbështeten dhe ndihmohen. Ky ndryshim në politikën tonë të jashtme është më i madhi.
Së bashku me fqinjën tonë, Finlandën do të ecim në adresimin në NATO. Ambasadori i Suedisë do të dorëzojë aplikimin në ditët në vijim. Ne po presim për Finlandën që të bëjmë aplikimin njëherësh. Duhet të presin ratifikimin nga strukturat e NATO-s. Dje u takova me kryeministrin Edi Rama dhe kam qenë në kontakt me ministren e jashtme Olta Xhackën, të dy më kanë garantuar mbështetjen e tyre në këtë proces. Kjo është ditë historike jo vetëm për Suedinë, por edhe NATO-n”, tha Hastad.