Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Aplikacioni i Google pëson probleme, përdoruesit e Android bien pre e rrezikut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përdoruesit e Android janë duke u përballur me probleme të ndryshme në smartphonët e tyre. Këto probleme mesa duket kanë lidhje me një sërë aplikacionesh të intergruara të telefonave.

Shumica e përdoruesve kanë raportuar probleme me aplikacionin “Google”,  të cilat janë përhapur për të ndikuar në shërbimin Podcasts dhe Asistentin, të cilët mbështeten te i njëjti aplikacion.

Përmes një njoftimi në Tëitter, “Google” sugjeroi që përdoruesit të cilët hasin këto probleme të provojnë duke mbajtur butonin e energjisë poshtë për 30 sekonda.

Mirëpo, kjo këshillë e Google nuk ka funksionuar për të gjithë përdoruesit të cilët u ankuan se ky problem i ka sjellë shqetësime të mëdha.

Disa ekspertë të tjerë kanë këshilluar se ky problem mund të zgjidhej vetëm duke u bashkuar me aplikacionin Google beta në mënyrë që veriosni i ri mund të shkarkohet.

Kjo bëhet vetëm duke u regjistruar në programin, i cili lejon hyrjen në versionin e hershëm përmes kësaj lidhjeje dhe më pas duke shkarkuar versionin e ri beta përmes “Play Store”.

Më shumë

spot_img
spot_img