Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apelimi lë në fuqi vendimin e vettingut, prokurorja e Kukësit Alketa Nushi ikën përgjithmonë nga sistemi i drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Apelimi lë në fuqi vendimin e vettingut, prokurorja e Kukësit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) njoftoi mbrëmjen e të mërkurës rrëzimin e ankimit të ish-prokurores së Kukësit Alketa Nushi, të ngritur prej saj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK - shkalla e parë e vettingut) për shkarkimin nga detyra.

KPK e shkarkoi nga detyra prokuroren Nushi më 27 qershor 2019, pasi konkludoi probleme për pasurinë dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Megjithatë, Nushi ankimoi vendimin dhe kërkonte konfirmimin në detyrë.

Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i kryesuar nga Ina Rama,  me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ardian Hajdarin dhe Rezarta Schuetz, në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit duke e larguar përfundimisht Nushin nga sistemi i drejtësisë.

Nushi, e cila mbante postin e drejtueses së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, u hetua nga KPK për të tre kriteret e rivlerësimit kalimtar, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Komisioni evidentoi se subjekti kishte kryer deklarime të pamjaftueshme për periudhën 2009 – 2015, duke pasqyruar të ardhura neto më të larta nga sa ka rezultuar nga dokumentacioni provues i administruar nga Komisioni.

Nga faturat e paraqitura nga vetë subjekti për të provuar xhiron e biznesit të bashkëshortit, ka rezultuar se deklarimet e të ardhurave, të kryera pranë organeve tatimore nga ky biznes, nuk përkojnë me ato reale, pasi, së paku në tre vjet nuk janë deklaruar për efekt të tatimeve mbi 3,6 milionë lekë.

Për sa i përket aftësive profesionale të subjektit, trupi gjykues i KPK-së çmon se faktet, rrethanat, veprimet, mosveprimet e saj, kanë çuar në mënyrë të përsëritur në mbyllje hetimesh dhe në cilësimin e veprave penale në mënyrë jokorrekte, në kundërshtim me rrethanat dhe faktet konkrete apo me dispozitat ligjore.

Ndërkohë, një raport negativ i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK u rrëzua nga Komisioni si i pabazuar në prova. Në një vlerësim tërësor të çështjes, KPK konkludoi se problemet e evidentuara përbënin shkaqe të mjaftueshme për cenimin e besimit të publikut në figurën e prokurorit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.