
Kolegjit të Posaçëm të Apelimit lë në fuqi vendimin e mëparshëm të KPK për shkarkimin përfundimtar ish-drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës Dritan Rreshka.
Sipas njoftimit të KPA, në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme trupi gjykues arriti në përfundimin se subjekti i rivlerësimit Dritan Rreshka ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë ndaj në mënyrë unanime anëtarët kanë vendosur:
1- Lënien në fuqi të vendimit nr 55, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Rreshka
2- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm
Ky vendim do të thotë se ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës Dritan Rreshka del përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë.
Kujtojmë se Rreshka u shkarkua në tetor të vitit të kaluar për shkak se nuk ka pasur burime financiare të mjaftueshme dhe ka kryer veprime të fshehjes së pasurisë, ndërkohë që edhe personat e lidhur me të kanë rezultuar me pasuri të pajustifikuara.
VENDIMI I SOTËM I KPA:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) 37/2018, datë 04.12.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Dritan Rreshka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 55, datë 31.07.2018.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues arriti në përfundimin se subjekti i rivlerësimit Dritan Rreshka ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë në kuptim të nenit 61, pika 3, të ligjit nr.84/2016.
Trupi gjykues bazuar në nenin D, pikat 3 e 5 të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 61, pika 3 dhe në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyrë unanime:
1- Lënien në fuqi të vendimit nr 55, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Rreshka.
2- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 17.07.2019.