Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Apeli ULËRITËS i kryetares së KLGJ, Vasili i revoltuar: Asnjë gjykatë nuk është e plotësuar, mosbesimi i publikut në nivele KRITIKE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ditën e sotme ka dalë për raportim “online” në Kimisionin e Ligjëve të Kuvendit.

Llagami ka folur për problematikat që ka sistemi gjyqësor shqiptar, ka prekur edhe çështjen e Vettingut, duke thënë se ka pasur humbje nga stafi gjyqësor.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar i revoltuar edhe nën-kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili thotë se asnjë gjykatë e çdo niveli nuk është e plotësuar dhe ka mungesa.

“Mosbesimi i opoinionit publik është në nivele ulëritëse”, thotë ai përmes një shënimi në rrjete sociale.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Drejtesia ne kaos, e kapur dhe zhgenjyese, duhet zgjidhje dhe jo propagande!

Ne te gjitha nivelet e drejtesise sundon kaosi,ç’organizimi, inefiçienca e demoralizimi.

Kjo situate ka cenuar ne themel rolin fondamental te drejtesise ne sigurine publike dhe ate individuale.

Pandeshkueshmeria e qeverise dhe e krimit te lidhur me te mbreteron fale kesaj drejtesie te tronditur ne themel.

Mosbesimi i opinionit publik eshte ne nivele kritike.

Asnje gjykate e çdo niveli nuk eshte e plotesuar dhe me mungesa kritike.

Problemet, qe rendohen jane te qarta dhe pranohen nga vete drejtuesit e institucioneve.

Ne total neper gjykata jane dhjetra mijra ceshtje, qe jane ne meshire te fatit dhe te pamundesise per tu trajtuar si dhe rrezikut te cilesise se dobet te drejtesise.

Duhen zgjidhje dhe jo më arrnime antikushtetuese, qe vijne nga qeveria dhe qe zhbejne totalisht reformen ne drejtesi.

Arnat po e kthejne reformen ne nje rrecke ku s’gjendet më gjekundi Reforma e miratuar ne 21-22 korrik te 2016 me 140 vota dhe me mbeshtetjen e Komisionit te Venecias.

Boll më me propagande.

Duhen zgjidhje te verteta per nje drejtesi te vertete.

Më shumë

spot_img
spot_img