Hapësire reklamuese

Rajoni

Apeli në Hagë ul dënimin për dy ish-krerët e UÇK-së, ja sa burg do të kryejnë Gucati dhe Haradinaj

Shkruar nga Newsbomb
Apeli në Hagë ul dënimin për dy ish-krerët e

Gjykata e Apelit në Hagë ka ulur me tre muaj dënimin me burgimin të ish-krerëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Të dy u dënuan me nga katër vite e tre muaj burgim nga Apeli i Hagës. Kryetarja e trupit gjykues të Apelit tha se ndaj Gucatit e Haradinajt mbetet në fuqi edhe dënimi me gjobë prej nga 100 euro.

Kujtojmë se më 18 maj 2022, Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të parë.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së e shpallën fajtorë se kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, pasi ato silleshin në zyrat e kësaj organizate në vitin 2020. Ish-krerët e UÇK-së u arrestuan më 26 nëntor të vitit 2020 dhe prej atëherë janë në paraburgim në Hagë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu