Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli liron specialin e RENEAS Xhulio Liçi, pa rrugës të moshuarin dhe e mori në makinë: Policia e arrestoi në Ndroq se kishte 1 kg kokainë me vete

Shkruar nga Newsbomb
Apeli liron specialin e RENEAS Xhulio Liçi, pa rrugës të

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu efektivin e Forcave Speciale RENEA, Xhulio Liçi, pas qëndrimit 35 ditë në burg me afat. I riu me banim në Fier, ishte nisur pasditen e 14 majit drejt Tiranës, kur në Plepa të Durrësit kishte parë 62 vjeçarin Dedë Nimani dhe e kishte marrë në makinë.

Por, kur ishte futur në makinën e efektivit të RENEAS, Dedë Nimani futi në bagazh një çantë në të cilën më pas u zbulua se kishte kokainë. Kur arritën në Ndroq, Dedë Nimani kërkoi që të zbriste nga makina dhe aty ndërhyri Policia që i ndiqte, duke i arrestuar të gjithë në flagrancë.

Nga kontrolli, në bagazhin e makinës së Xhulio Liçit, në çantë e vendosur nga 62 vjeçari Dedë Nimani, u gjet 1 kg kokainë.

Kur dolën para Gjykatës, Dedë Nimani pranoi se droga ishte e tija dhe speciali i RENEAS nuk kishte asnjë lidhje, por e kishte marrë rastësisht në makinë. Edhe vetë Xhulio Liçi u shpreh para togave të zeza se nuk e njihte më parë Nimanin, por kur e kishte parë në Plepa duke kërkuar makinë për të ardhur në Tiranë, dhe e kishte marrë.

Togat e zeza i lanë afat 35 ditë Prokurorisë që të provonte nëse Xhulio Liçi ishte i përfshirë në veprimtarinë e trafikut të drogës, ose në të kundër do të lirohej. Pas përfundimit të afatit 35 ditor, speciali i RENEAS është liruar sot.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.